
Shoqata e Filozofëve të Kosovës (SHFK) dhe “Artistët për Artistë” kanë zyrtarizuar bashkëpunimin shumëvjeçarë përmes një Memorandumi të bashkëpunimit.
Kryetari i shoqatës Ridvan Emini dhe artisti Veton Gusia kanë nënshkruar memorandumin ku përmes tij synohet që të thellohet bashkëpunimi në ngritjen e kulturës në përgjithësi në Kosovë.
