Shoqata e Filozofëve të Kosovës(SHFK) ka filluar me edicionin e parë të botimeve të librave.

Dje (e premte), SHFK në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Dukagjini” kanë promovuar veprën “Lexim Filozofik i Arkitekturës” të filozofit Prof. Dr. Astrit Salihu.

Kjo vepër është një risi tek ne dhe si i tillë tematizon një sërë problematikash të cilat janë të lidhura me evoluimin e diskursit arkitektonik nga ai modernist e deri tek ai postmodernist.

Në këtë vepër autori orvatet që të gjej lidhjet paradigmatike të eksplikimeve teorike arkitektonike me ato filozofike.

Kjo vepër, përveç tjerash trajton mendimin e modernizmit për të mos u ndalur me aq, por duke shkuar deri tek ndryshimet postmoderniste në arkitekturë. Gjithashtu, në këtë vepër janë trajtuar autorët më relevant të kësaj fushe.

Për veprën kanë folur filozofët: Akademik Muhamedin Kullashi, Prof. Dr. Hasnije Ilazi, PhD cand. Labinot Kelmendi dhe arkitektja Prof.Dr. Florina Jerliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *