Sot, në Gjermani dha frymën e fundit filozofi më i madh bashkëkohor, Jürgen Habermas.
Habermas ishte filozof me ndikim të jashtëzakonshëm në mendimin bashkëkohor në shkencat sociale dhe mendimin politik perëndimor, trashëgimi e mendimit iluminist.
Filozofi gjerman u bë emër i madh në filozofinë perëndimore sidomos pas botimit të magnum opus-it të tij ‘Teoria e Veprimit Komunikativ’ në dy vëllime – që krijoi një sfond të ri konceptual në mendimin filozofik e sociologjik perëndimor.
Ndër të tjera, Habermas, në vitin 1999 ishte i rreptë në argumentimin dhe mbrojtjen publike të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s ndaj Serbisë.
“Nëse nuk ka rrugë tjetër, fqinjët demokratikë duhet të jenë në gjendje të ndërhyjnë shpejt me ndihmë emergjente të legjitimuar sipas ligjit ndërkombëtar” ishte shprehur Habermas haptazi në përkrahje të ndërhyrjes së NATO-s.
Kredencialet intelektuale e akademike të Habermas do të jenë të gravuara gjithmonë përbrenda mendimit filozofik, sociologjik e politik në botën perëndimore.

