Departamenti i Filozofisë në Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me Shoqata e Filozofëve të Kosovës, do të organizojnë një ligjëratë akademike me titull “Paradigms of Enforced Disappearance in Mexico: Structural Violence, Terror, and Spectropolitics”.
Ligjërata do të mbahet më 4 mars, me fillim nga ora 14:15, në Fakultetin Filozofik, salla 05.
Ligjërues do të jetë filozofi dhe studiuesi meksikan Esteban Arellano, profesor në Universidad de Guadalajara dhe në Instituto Tecnológico y de Estudios Superiores de Occidente (ITESO). Ai është gjithashtu udhëheqës dhe anëtar themelues i revistës akademike Intempestivas: Journal of Philosophy, Psychoanalysis, and Culture.
Sipas organizatorëve, ligjërata do të trajtojë fenomenin e zhdukjes me forcë si një paradigmë të dhunës moderne, duke e analizuar atë në kuadrin e filozofisë politike bashkëkohore. Përmes një qasjeje kritike ndaj rastit të Meksikës, Arellano do të diskutojë pezullimin e jetës, vdekjes dhe trupit, si dhe implikimet që kjo gjendje prodhon për kohën, kujtesën dhe politikën e zisë.
Ligjërata dhe diskutimi do të moderohen nga profesori i Departamentit të Shkencës Politike, Anton Vukpalaj.
Ngjarja është e hapur për të gjithë të interesuarit.


