Me keqardhje morëm lajmin e vdekjes së profesorit David Weberman, mësimdhënës i filozofisë në Universitetin e Europës Qendrore (CEU) me seli në Vjenë.

Profesori Weberman ka bashkëpunuar me Departamentin e Filozofisë në Fakulteti Filozofik të Universiteti i Prishtinës për vite me radhë si pjesë e Open Society Returning Scholar Fellowship Program, si pjesëmarrës aktiv në konferencat e Ditës Botërore të Filozofisë në Fakultetin Filozofik dhe si autor kontribues në periodikun “Njohja”.

Fakulteti Filozofik dhe në veçanti Departamenti i Filozofisë është me fat që kishte një mik, koleg dhe bashkëpunëtor të shkëlqyeshëm, siç ishte profesori Weberman, vdekja e të cilit është një humbje edhe për Fakultetin Filozofik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *