Dita Botërore e Filozofisë

Shoqata e Filozofëve të Kosovës dhe Departamenti i Filozofisë i Universitetit të Prishtinës organizojnë këtë vit Konferencën e XV Ndërkombëtare me rastin e Ditës Botërore të Filozofisë.

Këtë vit, konferenca titullohet “Kanti në 300: Rishqyrtimi i themeleve të filozofisë moderne dhe iluminizmit”, dhe paraqet eventin kryesor nën vargun e aktiviteteve me të cilat është shënuar “Viti i Kantit” në Kosovë.

Kjo konferencë do të sjell në Kosovë edhe panelistë ndërkombëtarë për të trajtuar aspekte të ndryshme të filozofisë së Kantit në 300 vjetorin e lindjes së tij.

Konferenca do të mbahet në ambientet e Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës, kati 1, salla 101, më 21.11.2024. Punimet e Konferencës së XV Ndërkombëtare në Prishtinë fillojnë në ora 10:00.

Bashkëngjitur mund të gjeni Posterin dhe agjendën bashkë me abstrakte (në formë të QR CODE) e konferencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *