
Shoqata e Filozofëve të Kosovës(ShFK) në bashkëpunim me Departamenti i Filozofisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, kanë hapur zyrtarisht ‘Vitin e Kantit’, me shfaqjen e filmit ‘Les derniers jours d’Emmanuel Kant’.
Në praninë e shkëlqesisë së tij, ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z.Joern Rohde, u zhvillua ky aktivitet që shënjoi 300 vjetorin e lindjes së filozofit gjerman, Immanuel Kant.

Shoqata e Filozofëve të Kosovës dhe Departamenti i Filozofisë po ashtu ndanë edhe një mirënjohje për ambasadorin gjerman, për kontributin e tij në promovimin e vlerave njerëzore dhe demokratike.
ShFK dhe Departamenti i Filozofisë do të vazhdojnë me aktivitete tjera gjatë këtij viti – aktivitete të cilat do të lidhen me filozofinë e Kantit.
