Shoqata e Filozofëve të Kosovës (SHFK) në bashkëpunim me Departamenti i Filozofisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 20 dhe 21 tetor 2025 do të mbaj edicionin e tretë të Simpoziumit Ndërkombëtar Ndër/Trans Disiplinar “Filozofema”, në ambientet e Fakultetit Filozofik (salla 127).
Ky edicion, i udhëhequr nga Ridvan Emini (drejtor i simpoziumit) dhe bashkëudhëheqësit shkencorë Labinot Kelmendi dhe Nehat Sadiku, do të zhvillohet nën temat qendrore:
- “The Question Concerning AI” – pyetja filozofike mbi Inteligjencën Artificiale dhe ndikimin e saj në mendimin bashkëkohor, etikë dhe shoqëri;
- “Imazhi, Filmi dhe Filozofia” – marrëdhënia ndërmjet artit pamor, kinemasë dhe reflektimit filozofik në epokën digjitale.
Në këtë simpozium do të marrin pjesë studiues, profesorë dhe filozofë nga universitetet e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Austrisë, Libanit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me kumtesa që trajtojnë temat e filozofisë, teknologjisë, artit dhe etikës bashkëkohore.
Synimi “Filozofema III” është të krijojë një hapësirë dialogu ndërmjet filozofisë dhe shkencave të tjera, duke reflektuar mbi pozicionin e njeriut në kohën e Inteligjencës Artificiale dhe mbi sfidat e imazhit dhe perceptimit në kulturën moderne.
🗓 Data: 20–21 Tetor 2025
📍 Vendi: Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës (Salla 127)
🕘 Ora: 10:00 – 17:00
Të interesuarit ftohen të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme akademike dhe kulturore, që shënon një tjetër hap në zhvillimin e mendimit filozofik bashkëkohor në Kosovë dhe jo vetëm.
Agjendën e Konferencës mund ta gjeni në vijim:

