Shoqata e Filozofëve të Kosovës njofton me kënaqësi se ish kryetarja e shoqatës Prof.asoc. Hasnije Ilazi, profesoreshë në Departamentin e Filozofisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, është shpallur Kryetare Nderi e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

Prof.asoc. Ilazi shërbeu për pesë vite si kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), duke udhëhequr me përkushtim, profesionalizëm dhe vizion proceset më të rëndësishme të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.

Gjatë mandatit të saj, falë lidershipit të saj dhe angazhimit të përbashkët të stafit të AKA-së, Kosova arriti suksese të rëndësishme ndërkombëtare me riregjistrimin në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) në vitin 2025, kurse në vitin 2026 pranimin në Bordin e Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë – CHEA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me statusin e “autoritetit akreditues” deri më 31 dhjetor 2033.

ShFK shpreh urimet më të sinqerta ish kryetares së shoqatës Prof.asoc. Hasnije Ilazi për këtë vlerësim të merituar, duke e konsideruar atë një dëshmi të rëndësishme të kontributit të saj në avancimin e arsimit të lartë, kulturës akademike dhe standardeve të cilësisë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *