Edicioni i IV-të i Simpoziumit Ndër/Transdisiplinar “Filozofema” për Filozofi, Art dhe Teknologji
Më 13 maj nga ora 10:00 deri në ora 17:00 në ambientet e Fakultetit Filozofik do të mbahet edicioni i katërt i Simpoziumit Ndër/Transdisiplinar “Filozofema” për Filozofi, Art dhe Teknologji.
Në këtë edicion tema kryesore e Simpoziumit do të jetë “Kibernetika: Nga Teknologjia në Ekologji” ku do të marrin pjesë panelistë nga vende të ndryshme me tematika të veçanta.
Simpoziumi Filozofema organizohet nga Departamenti i Filozofisë dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës me mbështetje nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës.
Bashkëngjitur më poshtë do të gjeni edhe agjendën e ditës së Simpoziumit.
Ju mirëpresim!





